Telegrafi

Nis vendosja e impianteve fotovoltaike në shkollat e Tiranës

Pas digjitalizimit të shumë prej shërbimeve, në Tiranë ka nisur puna për vendosjen e impianteve fotovoltaike nëpër shkolla.

Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj ka publikuar fotot nga shkolla “Bajram Curri”, që është 1 nga 6 shkollat e Tiranës ku ka nisur puna për vendosjen e impiantit fotovoltaik.

“Falë “Sunny School” rrisim pavarësinë energjike të shkollave duke fuqizuar përpjekjet kundër ndryshimeve klimaterike”, shkruan Veliaj në një postim në rrjetet sociale.

Shqipëria po shihet gjithnjë e më shumë si një vend atraktiv për ndërtimin e impianteve fotovoltaike për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme. /Telegrafi/