Telegrafi

Nis vaksinimi nga ajri i kafshëve të egra kundër sëmundjes së tërbimit

Sot ka filluar projekti i vaksinimi nga ajri i kafshëve të egra kundër sëmundjes së tërbimit, projekt ky i financuar dhe menaxhuar nga Bashkimi Evropian (BE).

Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV), Valdet Gjinovci tha se ky vaksinim është me rëndësi për parandalimin e sëmundjeve të tërbimit të kafshëve të egra. Sipas tij, nga ajri do të shpërndahen mbi 1 milion vaksina.

Ndryshe, projekti do të implementohet në periudhën dyvjeçare dhe kap koston prej 1 milion eurosh. /Telegrafi/