Dogana e Kosovës sot ka pranuar njoftimin nga pala maqedonase lidhur me lejimin e trafikut komercial përmes Pikë kalimin Glloboçicë.
Dogana maqedonase ka kryer përgatitjet e nevojshme infrastrukturore dhe se tani ka filluar qarkullimi i mallrave komerciale në Glloboçicë.
Sipas Doganës, fillimisht puna është duke rrjedhur normalisht pa ndonjë problematikë. /Telegrafi/