Site icon Telegrafi

Nis testi për fazën e parë të Olimpiadës së Gjuhës Shqipe në shkollat e mesme të ulëta në Mitrovicë

Sot është realizuar testi për fazën e parë të Olimpiadës së Gjuhës Shqipe, në të gjitha shkollat e mesme të ulëta në Mitrovicë.

Kjo olimpiadë ka qëllim kultivimin e identitetit kombëtar dhe kulturës së të garuarit, shkruan Telegrafi.

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu, ka falënderuar aktivin e mësimdhënësve të gjuhës shqipe për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në realizimin e kësaj gare, si dhe komisionet udhëheqëse, komisionin për hartimin e pyetjeve dhe komisionin për vlerësimin e tyre në nivel komunal, së bashku me zyrtarët e Komunës.

“Nxënësve të të gjitha shkollave u urojmë suksese të mëtutjeshme në këtë garë dhe të vazhdojnë të shfaqin talentin dhe pasionin për gjuhën shqipe”, ka thënë Kadriu. /Telegrafi/

Exit mobile version