Site icon Telegrafi

Nis me tensione seanca, deputetët e papërjashtuar të opozitës në Shqipëri bllokojnë foltoren

Kuvendi nisi punimet në seancë plenare, ndërsa nga opozita, bazuar në vendimin e Grupit Parlamentar të PD-së, janë të pranishëm vetëm deputetët që nuk janë përjashtuar.

Deputetët e opozitës hynë pa incidente në seancën që po drejtohet nga nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi.

Që në momentet e para ata u vendosën te foltorja e Kuvendit duke e bllokuar, ndërsa mbajnë pankarta në anglisht në duar dhe nisën t’i bien tavolinave.

Kryetarja Elisa Spiropali ndodhet për vizitë në Vatikan.

Exit mobile version