Telegrafi

Flamuri i Kosovës ngritët në Fshatin Olimpik në Rio (Video)

Flamuri i Kosovës është vendosur në Rio de Janiero të Brazilit.

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, së bashku me sportistët kosovarë ishin prezent në Fshatin Olimpik me rastin e ngritjes së flamurit të Kosovës.

Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Urata Rama, Musa Sadiku, Vijona Kryeziu, Lum Zhaveli, Rita Zeqiri dhe Qëndrim Guri, janë tetë sportistët që përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike të Rios, e cila është njëkohësisht është pjesëmarrja e parë e shtetit tonë në këto gara prestigjioze.

Kujtojmë se ceremonia zyrtare e hapjes së Lojërave Olimpike do të mbahet mbahet ditën e nesërme (e premte). /Telegrafi/