Sapo ka përfunduar takimi trepalësh në Bruksel mes Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
I pari nga takimi ka dal presidenti serb, i cili nuk është ndalur të flas për media që ishin duke pritur për prononcime, por ka zgjedhur të flas vetëm për një medium serb.
Nis takimi trepalësh në Bruksel
Ka nisur në Bruksel takimi trepalësh mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe atij të Serbisë, Aleksndar Vuçiq, me lehtësimin nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Takimi trepalësh ka nisur pas takimeve të ndara që Mogherini pati me Thaçin dhe Vuçiqin.
Thaçi më herët, pas takimit me Mogherinin ka thënë se është folur për dinamizmin e dialogut me Serbinë.
“Sapo e përfundova takimin bilateral me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherinin. U pajtuam për dinamizmin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Thaçi./Telegrafi