Ka nisur takimi në mes presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell.
Gjatë këtij takimi temë diskutimi do të jetë dialogu me Serbinë dhe normalizimi i marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë sot do të takohet edhe me liderët e partive politike në Kosovë. /Telegrafi/