Ka nisur takimi ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.
Takimi është duke u zhvilluar në presidencë, ndërsa pas takimit Thaçi e Basha pritet të mbajnë një konferencë për media, transmeton Telegrafi.
Basha para presidentit Thaçi ka takuar kryeministrin Hoti, me ç’rast ka premtuar se pas zgjedhjes së tij si kryeministër, vendimi i parë që do të ndërmerr do të jetë heqja e taksës dhe traut në Rrugën e Kombit.
“Ky është Vendim i padrejtë që rëndon në ekonominë e Kosovës dhe Shqipërisë dhe ngadalëson shkëmbimin ekonomik dhe shanset për bashkërendim të faktorëve ekonomik mes dy vendeve tona”, ka thënë Basha.
Kreu i PD-së, do të qëndrojë në Kosovë dy ditë./Telegrafi/