Site icon Telegrafi

Nis takimi i Mogherinit me Thaçin dhe Vuçiqin

Në Bruksel ka nisur takimi i përbashkët mes shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri  të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dhe presidentëve të Kosovës e Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq.

Mogherini paraprakisht ka pasur takime të ndara joformale me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, njofton Klan Kosova.

Në këtë takim të shefes së diplomacisë evropian dhe të dy presidentëve, atij kosovar e serb do të diskutohet për vazhdimin e dialogut në mes të dy vendeve.

 

 

Exit mobile version