Telegrafi

Nis takimi mes Konjufcës dhe Lajçakut

Ka nisur takimi mes kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe të ngarkuarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak.

Takimi është duke u zhvilluar në Kuvendin e Kosovës.

Ndryshe, i ngarkuari i Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme takimet me krerë të institucioneve dhe me përfaqësues të bizneseve.

Gjatë ditës së djeshme Lajçak u takua me kryeministrin Albin Kurti dhe më zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. /Telegrafi/