Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nisur takimin në vilat qeveritare në Durrës.
Në takim po marrin pjesë edhe Komisioneri për Politikat Europiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn dhe në fokus të diskutimeve do të jetë rritja e zbatimit të angazhimeve të marra në Samitin e Triestes në korrik 2017.
Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë mbi integrimin ekonomik të vendeve të rajonit dhe mbi projektin e nisur tashmë për krijimin e një zone ekonomike të rajonit.
Zona Ekonomike Rajonale e vendosur në Samitin e Triestes synon të sigurojë mundësi të reja si për bizneset, ashtu dhe për qytetarët, si dhe do të forcojë zhvillimin dhe vendet e punës.
Rama gjatë pritjes që i bëri Haradinajt, e “kritikoi” se kishte ardhur me kollare në këtë takim informal. Në një moment shihet si i bën me shenjë i kërkon që të heq kollaren. /Lapsi.al/