Ka nisur pak minuta më parë takimi i delegacionit shtetëror me krerët e shtetit, për dialogun me Serbinë.
Bashkëkryesuesi i këtij delegacioni, Fatmir Limaj do t’i dorëzoj platformën për dialog krerëve të shtetit, kryeministrit Ramush Haradinaj, kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe presidentit Hashim Thaçi.
Në këtë takim do të diskutohet rreth kësaj platforme, për të parë nëse çdo gjë është në përputhje me atë se çfarë kërkon Kosova të arrijë nga procesi i dialogut.
Pas kësaj, delegacioni shtetëror nesër do t’ia dorëzojë platformën Kuvendit. /Telegrafi/