Tashmë ka filluar takimi i Përfaqësues së Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme, Frederia Mogherini me gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.
Avni Arifi, shef i delegacionit të Kosovës për bisedimet me Serbinë përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur fillimin e takimit.
Ky takim po mbahet në kuadër të Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor,ku pritet të diskutohet për raportet në mes vendeve të rajonit.
Takimi po zhvillohet në Shkup.
Ndërkohë, Përfaqësuesja e lartë e BE’së, vizitoi sot Shqipërinë, një ditë pasi Komisioni Evropian rekomandoi për Tiranën hapjen e negociatave për anëtarësim.