E plotësuar: Ka përfunduar takimi i krerëve të shtetit me zyrtarët e Këshillit Kombëtar të Sigurisë të SHBA-ve.
Për rreth dy orë ata anë mbajtur një takim në zyrën e presidentit Hashim Thaçi, ku prezent ishte edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Pas takimit, nuk ka pasur deklarim për media as nga krerët e shtetit e as nga zyrtarët amerikan.
Sot në media është përfolur se temë diskutimi do të jetë taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës për mallrat serbe dhe rifillimi i dialogut Kosovë – Serbi
E plotësuar 5 e 30: Kryeministri, Ramush Haradinaj është larguar nga takimi i liderëve të shtetit me zyrtarët e Këshillit Kombëtar të Sigurisë.
Ndërkaq nuk ka dashur të prononcohet për media.
Ka filluar takimi i liderëve të shtetit me zyrtarët e Këshillit Kombëtar të Sigurisë.
Në takim po marrin pjesë dy zyrtarët amerikanë John Erath dhe Berkley, ndërkaq takimi është duke u mbajtur në presidencë.
Përveç presidentit Thaçi, i pranishëm në këtë diskutim është edhe kryeministri, Ramush Haradinaj.
I pranishëm në takim nuk ka qenë kryeparlamentari Kadri Veseli.
Delegacioni amerikan ka qëndruar në një vizitë dyditore edhe në Beograd, me ç’rast është takuar me kryediplomatin serb, Ivica Daçiq./Telegrafi/