Telegrafi

Nis shpërndarja falas e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës

Me mbështetjen e drejtpërdrejtë financiare nga Qeveria e Shqipërisë e Kosovës, Këshilli Kombëtar Shqiptar sot ka filluar shpërndarjen falas të teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Shqipërisë Gent Cakaj tha se do të shpërndahen rreth 20.000 libra dhe do të përfitojnë 4.000 nxënës shqiptarë.

“Kjo mbështetje do të kontribuojë në forcimin e arsimit në gjuhën shqipe e në rritjen e cilësisë së edukimit në Luginën e Preshevës. Përderisa mbetet ende shumë për t’u bërë, ne do të vazhdojmë me masa tjera për ta mbështetur pakursyer Luginën”, ka shkruar Cakaj në Facebook.