Telegrafi

Nis shitja e Nokia 3310 3G në Evropë

Telefoni Nokia 3310 3G ka nisur të shitet në Evropë.

Zinxhiri me shitje me pakicë të vogël në Gjermani OTTO, ofron modelin Nokia 3310 3G me çmim prej 70 eurosh, derisa në Britani të Madhe përmes Clove dhe Carphone Warehouse telefoni ofrohet me çmim prej 60 funtash, ose 67 euro.

Nokia 3310 3G ishte prezantuar muajin e kaluara. Kompania HMD premton 6,5 orë bisedë dhe 27 ditë në standby me një mbushje të baterisë.

HMD ka ridizajnuar edhe interfejsin përdorues dhe ka shtuar ngjyra të reja për telefonin, Azure, Yellow, Warm Red dhe Charcoal, transmeton KosovaPress.