Site icon Telegrafi

Nis sezoni turistik në Sarandë, mbërrin 2400 turistët e parë

Saranda fillon sezonin e ri turistik për vitin 2019. Ditën e sotme ka mbërritur kroçera e parë për këtë sezon turistik, në Portin e e qytetit bregdetar.

Ajo ka sjellë rreth 2400 turistë, të parët për këtë sezon të ri turistik.

Një pjesë e tyre do të vizitojnë qytetin antik të Butrintit. Turistët do të qëndrojnë deri në mbrëmje, ndërkohë një pjesë e tyre do të zbresin në qytet, shkruan shqiptarja.

Kjo kroçerë do të zhvillojë udhëtime të përjavshme në Sarandë. Përgjatë sezonit mësohet se ajo do të vijë në vendin tonë 27 herë.

Exit mobile version