Site icon Telegrafi

Nis seanca në Gjykatën Kushtetuese, mungojnë dy gjykatësit shqiptarë

Ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, ku pritet të merret vendim mbi Ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili rregullon përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.

Në seancë mungojnë dy gjykatësit shqiptarë, Osman Kadriu dhe Naser Ajdari.

Gjykata Kushtetuese ka 9 gjykatës, ndërsa në fillim të seancës prezent ishin shtatë, por edhe gjykatësi Fatmir Skender e lëshoi seancën pasi nuk u pranua propozimi i tij që seanca e sotme të anulohet.

Gjyqtari Fatmir Skender kërkoi tërheqjen e pikës nga rendi i ditës për shkak të mungesës së gjykatësve shqiptarë. Por pjesa tjetër e gjyqtarëve e refuzuan propozimin e tij. Kundër ishin kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, Ana Pavlova Daneva, Dobrila Kacarska, Elizabeta Dukovska.

Gjyqtarja kushtetuese Kacarska tha se konkluzioni që të gjithë gjyqtarët të jenë të pranishëm në seancat është marrë kur kanë qenë vetëm 5 gjyqtarë dhe nuk i referohet vendimmarrjes së tillë kur gjykata ka përbërje të plotë. Propozimi i Skënderit u refuzua, pas së cilës gjykata vazhdoi punën e saj.

Gjykatësja Elizabeta Dukoska ka kërkuar seancë përgatitore, ku do të ftohen ekspertë nga jashtë dhe do të shqyrtohen në detaje të gjithë pjesët e Ligjit për gjuhët, me qëllim sqarimin e saktë të gjendjes faktike dhe juridike. Sipas kryetarit të gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski propozimi duhet pranuar për ta bind opinionin për pavarësinë dhe paanshmërinë e gjykatës.

Nga ana tjetër gjykatësja Dobrilla Kacarska është shprehur kundër këtij lloji të seancës, sepse, sipas saj, gjykata është ajo që duhet ta thotë fjalën përfundimtare, sepse është çështje juridike dhe jo mendim për ndonjë lëmi tjetër./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version