Site icon Telegrafi

Nis seanca kundër Trim Gashit, i dyshuar për sulmin ndaj veturës së kryeministrit

Ka nisur seanca gjyqësore ndaj të dyshuarit për sulm të eskortës së kryeministrit Isa Mustafa, Trim Gashi.

Ky i fundit po mbrohet nga avokati Tomë Gashi. Ai në fjalën përfundimtare të tij dërguar gjyqtarit të rastit Kreshnik Radoniqi, falënderon gjykatën themelore për gjykimin korrekt më 25 shkurt, ndërsa sot pret që klienti i tij të lirohet.

“Pas një gjykimi shumë korrekt nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me këtë mendoj në shqyrtimin gjyqësor të datës 25.02.2016 është një ndjenjë jo e mirë që Prokurori në këtë çështje ka zgjedhur rrugën më të lehtë të mundshme, duke mbetur pranë aktakuzës sa i përket veprave penale për të cilat pa asnjë provë konkrete është akuzuar z.Trim Gashi dhe duke i lënë tërë barrën e nxjerrjes së aktgjykimit të drejtë dhe të ligjshëm vetëm Trupit Gjykues”, është fjala përfundimtare e avokatit Gashi. /KP/

Exit mobile version