Site icon Telegrafi

Nis seanca fillestare ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut Nagip Krasniqi dhe të tjerët

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca fillestare ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, Ymer Dagushës si dhe Isuf Zejnës, të akuzuar për keqpërdorime në KEK.

Ndryshe një javë më parë, në mungesë të të akuzuarit Ymer Dragusha, ka dështuar seanca fillestare të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj tij, ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, si dhe Isuf Zejnës, të akuzuar për keqpërdorime në KEK.

Lexo po ashtu Dështon të nisë gjykimi ndaj Nagip Krasniqit dhe tjerëve lidhur me akuzën për keqpërdorimet në KEK, shkak mungesa e Ymer Dragushës

Prokuroria Themelore e Prishtinës më 30 dhjetor të vitit të kaluar ka ngritur aktakuzë të re kundër ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi si dhe Ymer Dragushës dhe Isuf Zejnës.  /Telegrafi/

Exit mobile version