Seanca e Kuvendit të Kosovës tashmë ka filluar, ku në këtë seancë në rend dite janë 30 pika për shqyrtim.
Kjo seancë është vazhdim i seancës së djeshme e cila u lëshua nga deputetët e opozitës në shenjë pakënaqësie për mosvotimin e interpelancës.
Seanca ka filluar me propozimin që pas shqyrtimit, projektligjet të miratohen për herë të parë në ora 16:00, ndërsa, në ora 19:00, votimi i dytë.
Propozimi i Kadri Veselit është përkrahur nga pozita dhe morri shumicën e votave, por jo edhe nga opozita të cilët thanë pas çdo diskutimi të shkohet me votim. /Telegrafi/