Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën plenare me një pikë të rendit të ditës ku do të shqyrtohet projektrezoluta për katër vjet qeverisje.
Fillimisht shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se sot Haki Abazi zyrtarisht i është bashkuar AAK-së.
Tahiri gjatë fjalës së tha se Grupi parlamentar i AAK në muajin mars të këtij viti kishte bërë kërkesë që të mbahet një debat për tri vjet qeverisje, e cila siç tha “është shtyrë deri më sot, dhe sot po bëhen katër vjet”.
Ai tha se kjo qeveri është qeverisja më rekorde të shkeljeve kushtetuese.
“Kjo qeveri është qeverisja më rekorde të shkeljeve kushtetuese, gjatë këtij mandati nëntë raste janë të konfirmuara në Gjykatën Kushtetuese si ligje anti-kushtetuese të cilat në esencë një nga një, qëllim kanë pasur kapjen e shtetit dhe dëmtimin e ekonomisë së lirë. Skandali i dytë apo dështimi i dytë ndërlidhet me një ndër problemet dhe skandalet më korruptive të historisë së Kosovës, të tendereve njëburimorë. Gjatë periudhës 22 mars 2021 deri më 1 shtator 2024 kjo qeveri ka lidhur gjithsej 2.123 kontrata me procedurë të negociuar me lidhje të shkurtë pa publikim të kontratës një burimore, me një vlerë totale prej 272 milionë euro, 954 mijë e 724 euro.
Skandali i dytë ndërlidhet me një ndër problemet dhe skandale me tendere një burimore.
Kjo qeveri gjatë periudhës 2021 deri në shtator të vitit 2024 ka lidhur gjithsej 2,123 kontrata me procedurë të negociuar me lidhje të shkurtër pa publikim, njoftim të kontratës një burimore me një vlerë prej rreth 272 milionë euro. Çështja e tretë lidhet me skandalin e ambasadorit Martin Berishajt.
Dhe qeveria sot duhet të deklarohet a ka qenë në dijeni dhe a është pjesë e skandaleve të njëpasnjëshme të cilat deri më tani kanë qenë publike. Çështja e katërt ndërlidhet me skandalin KEK. Ragip Krasniqi ka një aktakuzë, ndërsa hajnia, keqmenaxhimi është marramendës deri tek situata ku para politika na e tregon se kur ndalet e lëshohet rryma ”, ka thënë Tahiri.
Tutje Tahiri, gjatë fjalimit të tij përmendi edhe pagën minimale.
“Sot kryeministri i Kosovës duhet t’i tregoi skandalin e madh të pagës minimale, të lidhjes me veteranët e UÇK-së, a ka qenë ai që ka urdhëruar kryetaren e grupit parlamentar që të flas me Radojçiqin dhe njerëzit që kanë të drejtë nën ndikim të pagës minimale.
Sot kryeministri i Kosovës duhet t’u tregojë qytetarëve të Kosovës pse sot Kosova është e vetmja nën sanksione të BE-së si është e mundur që për katër vite këmba e tij nuk ka shkelur as në State Department, as në Pentagon, as në Shtëpinë e Bardhë, në shtetin që na ka mbrojtur, që na kanë ndihmuar në liri, a është kërkesë e tij, qejfi i tij apo nuk e kanë pranuar”, u shpreh ai.
Tahiri tha se sot nga kryeministri Kurti presin ballafaqim me fakte dhe “jo të flas për veriun e Kosovës”.
“Kryeministër ky ballafaqim duhet të jetë ballafaqim me argumente, unë e di që këtu do të dalësh e do të flasësh për veriun e Kosovës, unë e di që do të mundohesh të ikësh nga të gjitha këto por sot ne presim që të ballafaqohesh në fakte dhe t’i demantosh”, theksoi ai
Ndryshe, kjo seancë është nismë e partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), si dhe prezent në sallë janë 61 deputetë. /Telegrafi/