Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës me disa mospajtime në mes të deputetit të PSD-së, Visar Ymeri dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli.
Deri tek ky mospajtim ka ardhur si rezultat i kërkesës së Visar Ymerit që urgjentisht të debatohet për dialogun me Serbinë.
Deputeti i Partisë Socialdemokratike, Visar Ymeri ka nis seancën me shqetësimin për dialogun me Serbinë, duke thënë se institucionet e Kosovës po vazhdojnë dialogun pa strategji dhe pa vënien e vijave të kuqe për temat e pa negocueshme.
“Kërkoj që të diskutohet sot si çështje urgjente dhe të miratohet një rezolutë për të diskutuar rreth dialogut dhe çështjen e vendimmarrjes, ne kërkojmë që vendimmarrja ti takojë Kuvendit”, ka thënë Ymeri.
Ndërkaq Kadri Veseli ka kërkuar që kjo të bëhet më vonë, pas votimit të pikave që kanë mbetur nga seancat e kaluara. /Telegrafi/