Ka filluar seanca e Kuvendi të Kosovës në të cilën pritet të shqyrtohen 51 kërkesa të papërfunduara nga seancat e kaluara plenare.
Shefi i Grupit Parlamentar i Nismas, Bilall Sherifi ka kërkuar që të formohet një komision ad-hok për të hartuar një rezolutë lidhur me gjenocidin e Serbisë në Kosovë.
Ai tha se është koha që të krijohet një komision at-hok nga Kuvendi i Kosovës dhe të gjitha deklarimet publike të partive politike t’i bashkojnë në një rezolutë, lidhur me gjenocidin e Serbisë në Kosovë
Seanca ndonëse u parapa të nis në orën 10:00 ka nisur me vonesë pasi që në fillim Kuvendi shkoi në pauzë në mungesë të deputetëve. /Telegrafi/