Telegrafi

Nis seanca e jashtëzakonshme për ikjet e qytetarëve, Rekaliu: Të nxirret rezolutë për avancimin e të rinjve

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës me të vetëm pikë të rendit të ditës: Debat parlamentar lidhur me zbrazjen e vendit nga të rinjtë, si rreziku më i madh që i kanoset vendit nga paslufta.

Në fjalën e tij deputeti i LDK-së, Fidan Rekaliu si iniciues i kësaj seance ka thënë se ikja e qytetarëve nga Kosova është brengosëse.

“Është brengosëse ikja e të rinjve. Ikja e qytetarëve është gjëja më e keqe që po i ndodh Kosovës. Secili nga ne  i kemi të njohura arsyet pse të rinjtë po largohen nga Kosova e kryesorja prej tyre është pa perspektiva për një jetë normale”, ka thënë Rekaliu.

Ai ka shtuar se Kosovës po i ikë rinia, po i ikë e ardhmja. Ai kërkoi nga grupet parlamentare të prezantojnë bashkërisht një rezolutë unifikuese për mbrojtjen dhe avancimin e të rinjve të Kosovës.  /Telegrafi/