Site icon Telegrafi

Nis seanca e jashtëzakonshme, nuk aprovohet kërkesa e LDK-së për shtyrje të saj (Video)

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e cila u thirr me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj për të shqyrtuar Platformën për dialogun Kosovë-Serbi, ka nisur me gati dy orë me vonesë.

Kjo pasi që në fillim nuk pat deputetë të pranishëm dhe u kërkuan 15 minuta pauzë, mirëpo pauza zgjati më shumë.

Pas nisjes së seancës, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka kërkuar që kjo seancë të shtyhet për një ditë tjetër.

Hoti ka thënë se opozita ka kërkuar dy seanca, mirëpo deputetët e partive në pushtet nuk morën pjesë me arsyetimin se janë të angazhuar në Epopenë e UÇK-së.

“Ne e kemi kërkuar seancë të jashtëzakonshme, por deputetët e koalicionit qeverisës nuk kanë ardhur me arsyetimin e manifestimit të ‘Epopesë së UÇK-së.  Sot është dita e tretë e kësaj Epopeje dhe me kërkesë të kryeministrit të mbahet seancë. Është fyrje për ato viktima. Nuk duhet të diskutohet. Propozoj që kryeministri ta tërheq kërkesën dhe debati të shtyhet për një ditë tjetër”, ka thënë Hoti.

Mirëpo pas kësaj, kryepalramentari ka hedhur në votim si mocion procedural dhe e njëjta nuk ka kaluar. /Telegrafi/

(

Exit mobile version