Telegrafi

Nis rrugëtimin “O sa trip”: “Rrahmoni” eksploron bukuritë e plazheve shqiptare me një bukuroshe (Video)

Tashmë kemi paralajmëruar se në ekranet televizive do të shfaqet edhe një emision argëtues.

Bëhet fjalë për shown “O sa trip”, i cili më ndryshe nga të gjitha emisionet e gjertanishme që janë shfaqur në trojet shqiptare, ku bashkëpunëtorë do të jetë edhe Telegrafi.

“Tripi” i këtij emisioni ka si protagonist kryesor aktorin e serialit “O sa mirë”, Kushtrim Qerimi i njohur më mirë si “Rrahmoni”.

Ky i fundit do të shoqërohet prej bukuroshes, Egzona Ismajli në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm përgjatë brigjeve shqiptare nga Ulqini deri në Dhërmi.

Tashmë dyshja ka vizituar qytetin shqiptar të Ulqinit, ku janë përpjekur që me 50 euro të kalojnë një ditë të tërë.

Aventurat se si kanë kaluar gjatë një ditë të tërë do t’i shini të dielën në Klan Kosova dhe portalin Telegrafi, i cili do t’iu informojmë në ditët në vijim edhe për detaje të tjera.

https://youtu.be/tCEKb0VchMU