Gjatë ditës së sotme ka filluar rregullimi i të gjitha rrugëve në lagjen “Iliridë” të Mitrovicës.
Kështu ka njoftuar nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, shkruan Telegrafi.
“Ka nisur puna për rregullimin e të gjitha rrugëve në Lagjen Iliridë, që ishte edhe premtim i dhënë”, ka thënë Tahiri.
Ai ka thënë se “nuk do të lënë rrugicë të Iliridës” pa trajtuar.
“Nuk do të lëmë rrugicë të Iliridës pa trajtuar, për të krijuar infrastrukturë dhe kushte më të mira në këtë lagje”, ka thënë tutje Tahiri. /Telegrafi/