Telegrafi

Nis ristrukturimi në PTK

Bazuar në një njoftim zyrtar të kompanisë, është hera e parë që ky proces i cili njëherësh është jetik për funksionimin e PTK-së, po zhvillohet me kapacitete të brendshme, duke mos u shpenzuar asnjë cent dhe konform konditave evropiane të menaxhimit.

Ristrukturimi si proces i domosdoshëm i iniciuar nga Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha dhe që është aprovuar nga Bordi i drejtorëve të PTK-së, ka për qëllim të ngris efikasitetin e punës nëpër Njësitë e Biznesit, efikasitetin e çdo punëtori të PTK-së, të vendoset mekanizmi i monitorimit më efikas dhe permanent të përformancës së çdo punëtori, si dhe të sigurojë profitabilitet për të gjitha NJB-të, që janë në kuadër të kompanisë.

Haxha para punëtorëve të korporatës ka deklaruar se, me strukturën ekzistuese organizative, PTK nuk mund të privatizohet, andaj ristruktutimi i PTK-së ka qenë më se i domosdoshëm.

“NJB-të funksionojnë shumë të përziera dhe me kompetenca jo të qarta, kjo do të ndikojë negativisht në përcaktimin e çmimit të këtyre NJB-ve”.

Sipas Haxhës, arsyet për ristrukturimin e korporatës janë të shumta, megjithatë duhet veçuar ato më parësoret, si ngritja e cilësisë së shërbimeve ndaj konsumatorëve, efikasiteti në punë, pavarësimi i Njësive të Biznesit, procesi i privatizimit të ndërmarrjes nuk mund të fillojë me strukturën aktuale, të thjeshtësohet/ lehtësohet komunikimi Konsumator –PTK, pastaj ofrimi i shërbimeve sa më cilësore, ulja e shpenzimeve operacionale si dhe mënjanimi i nepotizmit.

“Me përfundimin e këtij procesi asnjë punëtor nuk do të humb punën, përkundrazi do të krijohen vende të reja punë dhe poste të reja menaxheriale”. /Telegrafi/