Site icon Telegrafi

Nis riparimi i nxemjeve në shkollën “Migjeni” në Mitrovicë

Shkolla fillore e mesme e ulët "Migjeni" në Mitrovicë

Sot ka filluar riparimi i nxemjeve në shkollën fillore të mesme të ulët “Migjeni” në Mitrovicë.

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Mitrovicë, Drita Kadriu, ka thënë se pas kësaj situate orët e mësimit sot po mbahen të shkurtuara, shkruan Telegrafi.

Ajo është shprehur se për prishjen e nxemjeve është lajmëruar të premtën e 21 shkurtit.

Problemin me nxemje në këtë shkollë e ka parashtruar sot dhe qytetari, Gazmend Muja i cili përmes një postimi ka thënë se si pasojë e kësaj situate nxënësit dhe mësimdhënësit po detyrohen të mbajnë mësimin në temperatura të ulëta.

Muja ka kërkuar që të ndërhyet sa më shpejt dhe të rregullohen nxemjet e kësaj shkolle.

Lidhur me reagimin e qytetarit, Kadriu është shprehur se drejtoria komunale e Arsimit “punon dhe vepron, por jo me Facebook”. /Telegrafi/

Pamje nga rregullimi i nxemjeve
Pamje nga rregullimi i nxemjeve
Pamje nga rregullimi i nxemjeve
Exit mobile version