Site icon Telegrafi

Nis restaurimi i urës 300-vjeçare e Shën Prodhomit në Voskopojë

Ka nisur puna për restaurimin e Urës së Shën Prodhomit në Voskopojë.

Ura 300-vjeçare, monument kulture i kategorisë së I-rë, është ndërtuar në shekullin XVIII. Ura me harqe vlerësohet e rrallë për sa i përket anës arkitektonike. Ajo është një prej urave më të vjetra në vend.

Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Korçë konsiston në kryerjen e ndërhyrjeve konservuese dhe restauruese në urë.

Exit mobile version