Nisën sot punimet për restaurimin e shtëpisë ku At Gjergj Fishta ka jetuar në periudhën e hershme të jetës së tij.
Lajmi është dhënë nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila shprehet se “ky është një monument kulture i kategorisë së II-të, që do t’i nënshtrohet një restaurimi të plotë”.
Margariti shton se “punimet do t’i përmbahen konfiguracionit origjinal të ndërtesës, në të gjithë elementët e saj, në dyer, dritare, dysheme, tavane druri, shkallë, parmakë, çati, madje edhe në oborre. Kjo godinë është pjesë e ‘Itinerarit Fishtian’, një rrugëtim në stacionet e jetës së Homerit shqiptar”, thekson ministrja Margariti. /atsh/