Telegrafi

Nis punën operatori mobil virtual “D3”

“Dukagjini Telekomunikations”, me brendin “D3 mobile”, është ndërmarrja më e re e “Dukagjini Group”, e cila ka filluar punën zyrtarisht të hënë dhe shfrytëzon rrjetin e operatorit "Ipko", për ofrimin e shërbimeve të telefonisë mobile.

Drejtorit menaxhues i “Dukagjini Telekomunikations”, Kujtim Gacaferri, në një konferencë për media, ka deklaruar se “D3 mobile” do të ofrojë shërbime virtuale të operatorit mobil “Ipko” që nënkupton blerjen e impulseve për komunikim nga "Ipko" për t’i ripaketuar dhe shitur më pastaj me emrin e ri.

Ndryshe thirrjet brenda rrjetit “D3” do të kushtojnë dhjetë centë për minutë. Një gjë e tillë do të vlejë edhe për thirrjet në operatorin mobil “Ipko”, ndërsa 15 centë me operatorin tjetër “Vala”.

“D3” do të bartë kodin 043 dhe do të funksionojë nën frekuencat e operatorit mobil “Ipko”. /Telegrafi/