Site icon Telegrafi

Nis punën departamenti special në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se bazuar në ligjin për gjykatat ka caktuar gjyqtarin Arben Hoti, gjyqtar i procedurës paraprake në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, që përveç punëve në këtë departament, t’i shqyrtojë lëndët e procedurës paraprake që bien në kompetencë të PSKR-së, deri në funksionalizimin e plotë të Departamentit Special në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, bazuar në ligjet dhe aktet nënligjore të përmendura.

Sipas gjykatës, për qëllim të funksionalizimit të Departamentit Special në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Gjykata ka bërë përgatitjet e nevojshme teknike sa i përket vulës së këtij departamenti dhe librave për regjistrimin e lëndëve, pra është funksionalizuar shkrimorja e Departamentit Special.

“Pas publikimit të vendimeve dhe në koordinim me Prokurorinë Speciale sot me datë 12.04.2019 është paralajmëruar kërkesë për caktimin e paraburgimit nga PSKR, që bazuar në kompetencën territoriale më parë i ka takuar Gjykatës Themelore në Pejë”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Exit mobile version