Nora Malaj, zëvendësministre e Arsimit, tha në një intervistë të radios Deutsche Welle, se grupe të ekspertëve të të dy vendeve do të nisin me përpilimin e një Abetareje të njëjtë dhe gradualisht proçesi do të përfshijë dhe librat e lëndëve të tjera bazë. Ndërsa Zyrtarët e arsimit në Tiranë, Prishtinë e Shkup kanë një marrëveshje kooperimi që do të shtrihet dhe për tekstet e lëndëve të tjera nga sistemi shkollor fillor.
Zëvëndësministrja e Arsimit të Shqipërisë, Nora Malaj, duke veçuar marrëveshjen që ekziston mes Shqipërisë dhe Kosovës, tha se unifikimi i teksteve është një proçes i natyrshëm, që zbatohet me lehtësi pasi, sipas saj, edhe vetë strukturimi edukativ publik në të dy shtetet ka ngjashmëri. Atëherë, një standartizim sipas modelit europian do të ndihmonte të gjithë ata nxënës dhe prindër të tyre që lëvizin nga Shqipëria në Kosovë, ose anasjelltas, raportoi BW./Telegrafi/