Ka nisur protesta e tretë e organizuar nga shoqëria civile, përmes të cilës po kërkohet zbardhja e vrasjes së dyshimtë së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Deharin, në burgun e Prizrenit.
Përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë janë mbledhur jashtë Kuvendit të Kosovës, ku kanë kërkuar hetim të pavarur për vdekjen e Astrit Deharit, si dhe shkarkimin e ministres së drejtësisë, Dhurata Hoxha.
“Drejtësi, drejtësi për Astritin”, janë thirrjet e protestuesve të cilët po qëndrojnë jashtë ndërtesës së Kuvendit, ku pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme për Deharin.
Të pranishëm janë edhe familjarët e Astrit Deharit.
Yll Rugova, përfaqësues i Shoqërisë Civile ka thënë para protestuesve se seanca e jashtëzakonshme që po mbahet për Astrit Deharin, në fakt është kundër tij. /Telegrafi/