Site icon Telegrafi

Nis protesta në Tiranë, shënohet incidenti i parë

Ka nisur protesta e opozitës shqiptare në Tiranë përpara objektit të Kuvendit të Shqipërisë ndërsa deputetët brenda po mbajnë seancën e rregullt plenare.

Grumbullimi i protestuesve ka shënuar incidentin e parë të ditës së sotme, teksa dhjetëra prej tyre janë përplasur me forcat policore te Pedonalja, një nga rrugët që të dërgojnë tek Parlamenti.

Ndryshe, peshën kryesore në protestën e sotme do ta mbajnë të rinjtë e forumit rinor të PD-së, pasi kreu i demokratëve, Lulzim Basha, do të mungojë për shkak të angazhimeve jashtë vendit.

Basha është nisur të martën drejt Gjermanisë, ku do të takohet me përfaqësues të CDU-së për t’i njohur me situatën politike në Shqipëri.

Ndërkohë, policia ka hartuar një plan të detajuar masash, për të mos lejuar përplasjen e protestuesve me deputetët e shumicës./KP/ /Telegrafi/

Exit mobile version