Ka nisur protesta e qytetarëve, të cilët për të pestën herë radhazi dalin për të protestuar kundër aferës së përgjimeve, të njohur si “Pronto II”.
Grupi i qytetarëve “#Protestoj” nisi protestën e radhës në sheshin Zahir Pajaziti kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, veçmas pas publikimit të përgjimeve telefonike midis udhëheqësve të lartë të PDK-së, ku protagonist kryesor është ish shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovci, i cili dha dorëheqjen ditë më parë nga ky funksion.
Fillimisht, numri i protestuesve është i vogël, derisa ata kanë filluar që t’i thërrasin qytetarët e vendit që t’i bashkohen kësaj proteste.
“Qytetarë të Kosovës bashkojuni protestës kundër prontos”, kanë bërë thirrje protestuesit.