Telegrafi

Nis protesta e specialistëve të stomatologjisë para Ministrisë së Shëndetësisë

Grupi i Specialistëve të Stomatologjisë ka filluar protestën para Ministrisë së Shëndetësisë.

Derisa grupi i specialistëve të stomatologjisë po proteston, tre përfaqësues të tyre janë ftuar që të takohen me ministrin Uran Ismaili.

Ata po protestojnë për mos punësimi i tyre në institucionet publike shëndetësore, gjegjësisht Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Poliklinikat Shëndetësore.

Një protestë të ngjashme specialistët e stomatologjisë kanë mbajtur edhe më 19 prill të këtij viti, ku kishin pasur takim me ministrin e Shëndetësisë Uran Ismajli.

Përfaqësuesja e protestuesve, Mirjeta Berisha, pati deklaruar se kanë marrë mbështetjen e ministrit Ismajli, por që sipas saj, ‘ka disa zëra aty që kundërshtojnë punësimin tonë në institucione Publike edhe pse kërkesat tona janë pothuajse që dy vite’. /Telegrafi/