Ka filluar asfaltimi i pjesës së dytë të rrugës “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
Banorët e kësaj lagjeje disa herë kishin protestuar për vonesa nga ana e Komunës së Prishtinës, andaj e kanë mirëpritur asfaltimin.
Banorët madje kishin paralajmëruar edhe padi ndaj komunës për vonesat në rregullimin e kësaj rruge që kishte filluar shumë moti.
Kjo rrugë kishte nisur punimet që nga 27 prilli i këtij viti, por procesi i punës kishte shkuar tejet ngadalë.
Në këtë rrugë përveç gypave të Ujësjellësit, e atyre të “Termokosit”, janë vendosur edhe kabllot e KEDS, PTK-së.
Kosto e punimeve të kësaj rruge janë 700 mijë euro.
Sipas kontratës, kjo rrugë është parapa të kryhet për 120 ditë./Telegrafi.