Telegrafi

Nis numërimi i votave, Rama publikon projeksionin e rezultatit të zgjedhjeve

Teksa është mbyllur procesi i votimit dhe ka nisur procesi i numërimit të votave, ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama.

Reagimi i tij vjen vetëm pak minuta teksa në disa qendra votimi në Vorë e Kamzë është shpallur rezultati dhe kryeson Partisë Socialiste.

Kreu i qeverisë në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ka publikuar projeksionin e rezultateve të zgjedhjeve, ku siç shihet Partia Socialiste, sipas tij do të marrë mbi 50 bashki.

Po ashtu në foto shihet një breshkë afër ngjyrës blu,  që i referohet opozitës.