Telegrafi

Live: Nis numërimi i votave, në faqen e KQZ-së dalin rezultatet e para

Një orë e gjysmë pas mbylljes së vendvotimeve, në faqen zyrtare në internet të Komisionit Qendror Zgjedhor nisin të dalin rezultatet e para të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit 2017.

Më herët KQZ ka raportuar se pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje ka qenë me 759,549 votues apo 41.45 për qind, transmeton Telegrafi.

Për të parë rrjedhjen e numërimit të votave, klikoni: KËTU. /Telegrafi/