Site icon Telegrafi

Nis me një minutë heshtje për viktimat e mbrëmshme konferenca e katërt e Ambasadorëve të Kosovës

Dita e parë e punimeve të Konferencës së Katërt të Ambasadorëve të Kosovës ka nisur sot me një minutë heshtje ne nderim të viktimave nga sulmet e mbrëmshme në Evropë.

Ditën e parë të punimeve të Konferencës e nisi ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati me një adresim për pjesëmarrësit.

Paneli i parë i sotëm do të diskutojë sigurinë dhe marrëdhënien e re të Kosovës me NATO-në.

Konferenca e Ambasadorëve do të zgjasë deri të enjtën dhe ka të ftuar personalitete të shquara nga vendi, rajoni dhe bota. Gjetjet nga panelet dhe temat që do të trajtohen në këtë konferencë, pritet të shfrytëzohen për hartimin e planit të politikës se jashtme për vitin 2017.

Exit mobile version