Telegrafi

Nis në SHBA procesi i votimit të parakohshëm (Foto)

46 milionë njerëz pritet të votojnë në procesin e votimeve të parakohshme i cili në shumë shtete në Amerikë filloi këtë javë, për të vazhduar në data të ndryshme.

Procesi i votimit të parakohshëm për zgjedhjet presidenciale në SHBA, të cilat do të mbahen më 8 nëntor,ka nisur në qytetin e Chicago-s.

Në këtë qytet e drejta e votës mund të ushtrohet në 50 zona në mënyrë elektronike. Ndërkohë shumë njerëz kanë dalë për të votuar.

Zgjedhësit krahas votës elektronike mund të votojnë edhe përmes postës.

Amerikanët pritet të zgjedhin presidentin e tyre të 45-të në zgjedhjet Presidenciale të 58-ta në vend të cilat do të zhvillohen më 8 nëntor 2016.