Telegrafi

Nis ndërtimi i sallës sportive në Komoran

Kryeparlamentari Kadri Veseli, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e nisjes së ndërtimit të sallës së re sportive të shkollës “Xheladin Gashi – Plaku” në Komoran të Drenasit.

Për ndërtimin e sallës së re sportive, që po i shtohet shkollës së Komoranit, Veseli ka thënë se do të jetë një qendër sportive me standarde bashkëkohore, ku të rinjtë e Drenicës do të mund të zhvillojnë talentin e tyre.

Nxënësit e kësaj shkolle, Veseli i ka porositur që të mësojnë më shumë dhe të bëhen qytetarë shembullor të Kosovës.

“Të tillë donte t’i shihte të gjithë fëmijët e Kosovës, Plaku i luftës sonë çlirimtare”, ka thënë kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

Për Xheladin Gashin – “Plakun”, emrin e të cilit mban kjo shkollë, Veseli ka treguar se e ka pasur bashkëluftëtarë shumë të afërt.

“E nisëm ndërtimin e sallës së re sportive në shkollën e Komoranit, e cila mban emrin e njërit prej bashkëluftëtarëve të mi të hershëm. Investimet në sport po i shumëfishojmë. Po krijojmë kushte që talentet e të rinjve tanë të zbulohen dhe zhvillohen në Kosovë, jo në vendet e huaja”, ka thënë Veseli.

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se e kemi një rini të talentuar, me plotë energji krijuese, që e do vendin e saj.

“Unë e di se Komorani ka një rini të tillë dhe kam bindjen se një ditë të rinjtë e tij, që do të stërviten në këtë sallë, do t’i sjellin medalje të reja Republikës së Kosovës. Do t’i sjellin një medalje të artë, për ta vendosur pranë medaljes së lirisë të cilën ia solli Kosovës, Xheladin Gashi – Plaku”,

Nxënësve të shkollës “Xheladin Gashi”, Veseli u ka premtuar se vitin e ardhshëm do të nis edhe ndërtimi i shkollës së mesme në Komoran.