Telegrafi

Nis ndërtimi i Memorialit të Shkëlzen Haradinajt dhe 183 dëshmorëve të Pejës

Në qendër të qytetit të Pejës, ka filluar ndërtimi i Memorialit të heroit, Shkelzen Haradinajt dhe 183 heronjve dhe dëshmorëve të komunës së Pejës.

Kryetari i AAK-së në Pejë, Ali Berisha, përmes rrjetit social Facebook, ka thënë se projekti është mbështetur nga Komuna e Pejës, ndërsa ka bërë të ditur se ky projekt do të inaugurohet me 16 qershor, ditën e çlirimit të Pejës.

“Sot po fillon ndërtimi i memorialit të Heroit, Gjeneral Shkelzen Haradinaj dhe 183 Heronjve dhe Dëshmorëve të Komunës së Pejës. Projektimi dhe investimet janë bërë nga bashkëluftëtarët dhe është mbështetur nga Komuna e Pejës. Projekti i përfunduar do të inaugurohet me 16 Qershor, ditën e çlirimit të Pejës”, ka shkruar Berisha.

Sheshi ‘Shkëlzen Haradinaj’ dhe libri me emrat e dëshmorëve të Pejës, ishte ngritur në vitin 1999, në qeverisjen komunale të Et’hem Çekut. /Telegrafi/