Në Prishtinë kanë filluar punimet për ndërtimin e mbikalimit për këmbësorë në lagjen “Arbëria”.
Drejtori i Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi, ka publikuar disa pamje të fillimit të punime, derisa e ka quajtur këtë si hap të rëndësishëm
“Filluam ndërtimin e mbikalimit për këmbësorë në lagjen Arbëria – një hap i rëndësishëm drejt sigurisë dhe qasjes më të lehtë për banorët. Vazhdojmë”, ka shtuar ai në Facebook.
Xhaferi po ashtu ka vizatuar vendin ku kanë nisur punimet./Telegrafi/