Telegrafi

Nis ndërtimi i konviktit dhe mensës në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”

Kanë nisur punimet për ndërtimin e konviktit dhe mensës së studentëve në kampusin e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB).

Sipas një njoftimi për media nga zyra për Informim dhe Komunikim me Publikun të Universitetit të Mitrovicës, thuhet se këto dy projekte tetin në vlerë prej 6 milionë euro do të financohen nga Ministria e Administratës Publike (MAP).

Siç thuhet në njoftim rektori i UMIB-it, Alush Musaj i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Xhelal Smakiqi, kanë vizituar punishten ku kanë filluar të ndërtohen këto objekte, të cilat do të krijojnë kushte jashtëzakonisht të mira për studentë.

Ai shprehu kënaqësinë me fillimin e punimeve për ndërtimin e konviktit dhe mensës, të cilat do ta kompletojmë kampusin e ri universitar.

Rektori, tha se me këto investime kampusi universitar në Mitrovicë do të jetë ndër më të mirët në rajon.

“Pas ndërtimit të objekteve për fakultete dhe rektoratit, tash ka filluar të ndërtohet konvikti dhe mensa dhe së shpejti edhe fushat e sportit, me çka merr formën përfundimtare kampusi i ri universitar në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.

Konvikti planifikohet të ketë 270 shtretër, ndërsa të dy objektet do të përfshijnë një hapësirë prej 2 mijë metrash katrorë.

Sipas dinamikës së paraparë pritet që punët të kryhen për 2 vjet. /Telegrafi/