Telegrafi

Nis ndërtimi i hidrocentralit së Devollit prej 320 megawat

Kaskada e Devollit do të jetë investimi më i madh energjetik për momentin në Evropë. Ai përllogaritet të punësojë rreth 5 mijë persona. Pjesa e investimit janë 3 hidrocentrale, të cilat planifikohet të kenë një fuqi prej 320 megavat.

Parneri lokal në ndërtimin e kësaj vepre është kompania VEVE.

“Së bashku me partnerin tonë norvegjez firmën Shtatkraft ne kemi paraqitur një koncept teknik ambicioz për ta kthyer Shqipërinë në një pikë të rëndësishme energjetike për rajonin”, – tha Burkard Hofer, drejtues i EVN.

Puna aktuale e ndërtimit fillon vetëm pas një planifikimi të detajuar të përfunduar dhe të miratuar nga autoritetet, si dhe pasi t’i jenë dhënë të gjitha lejet dhe licencat e kërkuara projektit të Devollit. Fillimi i punës kryesore të ndërtimit varet në studimet e paraprake dhe zgjatjen e procesit të marrjes së lejeve dhe licencave.

“Projekti i Devollit është një projekt i rëndësishëm jo vetëm për kompaninë e Statkraft-it dhe EVN, por dhe për gjithë njerëzit që jetojnë në këtë zone dhe gjithë shqiptarët”, – tha Bredo Ericsen i kompanisë Statkraft.

Projekti i Devollit është një ndër investimet më të mëdha të huaja në Shqipëri dhe është një ndër projektet më të mëdha hidroenergjetike në Evropë për momentin.

Shoqëria shqiptare do të përfitojë nga krijimi i vendeve të reja të punës, nxitja e ekonomisë si në nivelin kombëtar dhe në nivelin rajonal dhe në atë lokal, por edhe në rritjen e sigurimit të furnizimit me energji.